Dhunoi vëllain dhe tentoi t’i vinte flakën makinës, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë një 40 vjeçar në Durrës.

E.B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, ka tentuar gjithashtu t’i djegë automjetin. Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu gjet një mjet prerës (thikë);

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit