Dhunoi nënën, gjyshen dhe tezen, arrestohet 40-vjeçari në Kolonjë

Policia e Korçës këtë të enjte ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, gjyshes dhe tezes së tij.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë shtetasi T. C., 40 vjeç, banues në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin T. C., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Leskovik, Kolonjë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, gjyshes dhe tezes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit