Dhunoi bashkëshorten dhe ngacmoi seksualisht të birin e mitur, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu policia bën me dije se dyshohet se 42-vjeçari ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit