Policia e Korçës krahas njoftime për burrat që dhunojnë gratë publikoi këtë të hënë një rast ku 23-vjeçarja M.N dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetuesit të saj. Policia ka referuar në prokurori ngjarjen dhe ka nisur procedmin penal për të renë.
“Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasin F. B., 57 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtjeje”.
“Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasin A. Ç., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në Njoftimi ne Policisë së Korçës.