Dhunoi bashkëjetuesen dhe tentoi të largohej nga vendi, arrestohet 22-vjeçari anglez në Rinas

Një ngjarje si në filma ka ndodhur këtë të enjte në Vlorë. Një i ri anglez ka rrahur bashkëjetuesen shqiptare dhe menjëherë ka tentuar të arratiset.

Megjithatë, 22-vjeçari nuk ia ka dalë dot të ikë nga vendi, pasi është kapur nga Policia Kufitare në Rinas.

Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin anglez R. D., 22 vjeç, banues në Angli, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Shtetasi R. D. është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në tentativë për të dalë nga vendi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. N., pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur barishte në fshatin Dhërmi dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me ullinj në pronësi të tij.

Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit