Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, arrestohet 45-vjeçari në Patos

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka dhunuar bashkëjetuesen dhe e ka kanosur se do ta vriste.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku ai gjithashtu mbante pa leje një armë zjarri kallashnikov.

Pas denoncimit të menjëhershëm të një 26-vjeçareje, Policia e Patosit ka ndërhyrë dhe ka parandaluar ngjarjen kriminale. Në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, ata kanë kapur në flagrancë dhe kanë arrestuar autorin e dhunës, shtetasin I. R., 45 vjeç.

Pas kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, së bashku me municionin përkatës, që ai e mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit