Monumenti i Pavarësisë në parkun “Rinia” në Tiranë është dhunuar dhe dëmtuar nga persona të cilët i kanë vjedhur pllakat e metalit për t’i shitur për skrap.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, pllakat anësore në pjesën e poshtme të monumentit janë çmontuar dhe janë hequr.
Ky akt i shëmtuar vjen në vigjilje të festave të Nëntorit, ku persona të papërgjegjshëm në vend që të nderojnë objektet simbolike në funksion të kësaj feste patriotike mbarëkombëtare, zgjedhin t’i dëmtojnë ato për përfitime meskine.
Kujtojmë se monumenti i Pavarësisë u vendos në parkun “Rinia”, në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë në vitin 2012. Ai u ndërtua nga arkitektët Visar Obrija dhe Kai Kiklas.