Një grup i panjohur kanë dhunuar një 15 vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje kritike.
Autoritetet kanë nisur një hetim për tentativë vrasjeje dhe dhunë në grup kundër adoleshentit pranë shkollës së tij në lagjen Viry-Châtillon, në pjesën jugore të kryeqytetit francez.
Sipas një burimi policor, 15-vjeçari është dhunuar barbarisht kur ka dalë nga shkolla nga disa persona, të cilët më pas janë larguar.
Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.
“Shkolla duhet të mbetet një vend i shenjtë”, tha presidenti francez Emmanuel Macron pas sulmit të dhunshëm ndaj adoleshentit.
Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm 48 orë pas sulmit ndaj një vajze 13-vjeçare para shkollës së saj në një lagje të Montpellier, në jug të Francës. Vajza u dërgua menjëherë në spital. Ajo u zgjuar por më pas ra në koma.