Dhunohen varrezat në Përmet/ Thyhen 30 varre, policia nis hetimet

Në fshatin Kutal të bashkisë Përmet, persona ende të paidentifikuar kanë kryer një akt vandal duke përdhosur 30 varre në varrezat e zonës. Disa banorë, mëngjesin e së hënës kanë konstatuar dëmtimin e varreve dhe fotove të njerëzve të tyre më të dashur që prehen në varrezat e këtij fshati. Menjëherë janë informuar organet policore të cilat po vijojnë hetimet për këtë incident.

Në komisariatin e Përmetit janë shoqëruar tre persona, një prej të cilëve i mitur, pasi dyshohen si autorë të këtij akti. Nga ana e tyre, banorët e Kutalit kërkojnë drejtësi prej autoriteteve për këtë ngjarje çnjerëzore.

Ky fenomen ripërsëritet në këtë fshat pas 2 vitesh ku edhe atëherë autorët e aktit vandal nuk u zbuluan.

Të Fundit