Mesatarisht në një vit, 4500 gra denoncojnë dhunën. Por, studimet thonë se vetëm 1 në 10 gra të dhunuara denoncon.
Aplikacioni shkarkohet falas në çdo pajisje të telefonisë inteligjente dhe ofron edhe linjën e këshillimit për viktimat e dhunës. Ndërsa për raste serioze dhe urgjente, viktima e dhunës duhet te telefonojë policinë në numrin 112.
Por gratë dhe vajzat sot po përballen me një tjetër lloj dhune, atë digjitale. Në këto kushte Ministria e Brendshme ka ngritur një grup pune për ta konsideruar këtë një vepër penale. Po shihet mundësia për të nxjerrë akte nënligjore apo për të hartuar një ligj që të ndëshkojnë dhunën digjitale.
Nga ana tjetër, do të ketë një komunikim me rrjetet sociale për të pasur më kontroll për materialet e hedhura online që të jenë brenda normave pa cenuar përdoruesit apo ligjin.