Nertila, një zonjë, që është drejtuar në redaksinë tonë, tregon, se u largua nga bashkëshorti i saj në vitin 2022, pa përfunduar ndarjen ligjore. Më pas u njoh me një shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe në vitin 2024 solli në jetë një djalë. Marrëdhënia përfundoi dhe fëmija lindi pa atësi të njohur, ndërsa në aktin e lindjes, iu vendos mbiemri i ish-bashkëshortit, pasi në atë kohë Nertila figuronte ende e martuar.Gjatë përpjekjeve për ta regjistruar fëmijën në Gjendjen Civile të Fierit, Nertila u përball me refuzim, me argumentin, se dokumentacioni nuk ishte i rregullt dhe se çështja duhej dërguar për interpretim në drejtori. Prej më shumë se një viti, fëmija mbeti pa regjistrim dhe pa identitet ligjor.Situata u rëndua edhe nga fakti, se familja e Nertilës e kishte braktisur, për shkak të zgjedhjeve të saj personale.Në janar 2026, pas trajtimit të rasteve të ngjashme dhe një komunikimi institucional, u ndoq e njëjta praktikë administrative dhe fëmija u regjistrua, sipas dokumenteve ekzistuese, pa atësi.



