Devoll/ Nëna braktis dy fëmijët dhe largohet nga shtëpia

Një 37-vjeçare, është proceduar penalisht nga Policia pasi ka braktisur dy dëmijët e saj.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Plasë, të Devollit ku gruaja për arsye ende të paqarta ka braktisur dy fëmijët dhe është larguar nga banesa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. F., 37 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, pasi dyshohet se ka braktisur 2 fëmijët e saj”,- thuhet në njoftimin e bluve.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë nënën e re drejt këtij veprimi.

Të Fundit