Nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi kanë grabitur më shumë se gjysëm milionë euro.
Klan News raportoi ditën e sotme se Havier Dobi është shfajësuar para hetuesve duke i hedhur fajin nënës së tij ndërsa ka dyshime se Rozeta Dobi mund të ketë grabitur dhe persona të tjerë pasi edhe në media është aluduar se ndaj saj ka pasur 15 kallëzime në polici për vjedhje.
Gjatë pasdites së djeshme, 5 deri në 6 persona janë paraqitur në komisariatin e policisë ku kanë pranuar se Rozeta Dobi u ka vjedhur sende me vlerë por ende nuk ka informacion për origjinën e parave. Persona të tjerë të cilët e kanë punësuar Rozeta Dobin si sanitare nuk kanë dhënë asnjë detaj për policinë.
Hetime po kryhen dhe ndaj Alda Klosit për të bërë verifikimin ligjor të të ardhurave të saj pasi ajo në 2017-ën ka qenë drejtoreshë koncesionesh. Nëse parave të sekuestruara nuk u gjendet pronari i ligjshëm atëherë ato kalojnë në favor të shtetit.
Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës la në burg Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir që vodhën mbi 520 mijë euro. Gruaja tha se paratë ia ka marrë ish-zyrtares Alda Klosi, për shkak se e urrente, por viktima thotë se vetëm 120 mije euro janë te sajat.