“Ajo më propozoi dhe unë thashë “po” në çast,” është ky rrëfimi i regjisorit Taika Ëaititi për mënyrën se si ai dhe kantautorja Rita Ora u martuan.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ishte ajo e cila i propozoi regjisorit, ndërsa dyshja ishin me pushime në Palm Springs në verën e vitit 2022, dhe ata planifikuan një martesë të improvizuar që u zhvillua në Los Anxhelos disa javë më vonë, më 4 gusht.
Një ceremoni sekrete e mbajtur larg syrit të medias, por tashmë fiks pas një viti janë vetë cifti i cili ka nisur të zbulojë detaje që nga propozime e deri tek fotot e dasmës.
Gjatë vitit të kaluar, të dy ranë pre e keqinformimit të mediave që flisnin për martesën e tyre
“Në të vërtetë ka qenë mjaft argëtuese për ne të shohim histori të ndryshme që shpikin njerëzit dhe gjatë gjithë kohës t’i mbajmë për vete,” u shpreh Ritapër revisten Vogue.
“Dhe, më pëlqen që tani mund të ndajmë atë që ka ndodhur në të vërtetë – dhe ta bëjmë atë në një vjetorin tonë të martesës!”- shtoi artistja
Për sa i përket procesit të planifikimit, nuk kishte asgjë të tillë: E gjithë ngjarja u ëndërrua dhe u realizua në vetëm dy javë. “Ishin rreth tetë njerëz atje – vetëm miqtë e ngushtë dhe familja, dhe prindërit në Zoom” thotë Taika, duke vënë në dukje se ishte veçanërisht i emocionuar që miku i tij më i mirë fluturoi nga Zelanda e Re për ceremoninë e minutës së fundit.
“Ishim vëtëm ne dhe motra ime Elena,” zbuloi Rita për publikun cila ka ndryshuar edhe mbiemrin.