Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 45-vjeçares Klarita Ismalaja, e cila u qëllua me thikë nga bashkëshorti. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Bubq të Krujës.
Sipas burimeve, shkak i vrasjes mendohet të jenë bërë debatet e shpeshta mes çiftit, pasi Artan Ismalaja dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte. Çifti jetonte prej vitesh në Tiranë me dy djemtë dhe nënën e autorit. Prej 3 muajsh çifti kishte pasur konflikte te vazhdueshme ku si motiv kishin dyshimet për tradhtinë bashkëshortore.
Ditën e djeshme çifti Ismalaja ishin në Krujë për shitjen e një shtëpie, ndërsa gjatë rrugës kanë bërë debat mbi temën e tradhtisë dhe burri ka sulmuar me thikë gruan, duke e qëlluar disa herë për vdekje. Vrasja ndodhi në makinën në pronësi të autorit, ndërkohë që ky i fundit me thikë ka qëlluar disa herë veten. Trupi I pajetë I 45-vjeçares është identifikuar nga roja i magazinës ku ndodhi ngjarja dhe ky i fundit ai ka njoftuar policinë pas skenës që pa brenda makinës.
51-vjeçari Ismalaja u transportua me urgjencë për në spital, teksa ndodhet në gjendje të rëndë për jetë.
Ndërkohë kujtojmë që ditën e sotme atij iu komunikua dhe masa e arrestit.