Një ditë më parë vajza e të ndjerës, që ndërroi jetë nga covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi” tregoi, se vec parave që merrte prej saj, sanitarja Tire Alldervishi i zhvaste para edhe një kushëririt të saj, të quajtur Titi. Ky i fundit ka dëshmuar sot në “Stop”, sesi i jepte të hollat Tires, e cila nuk kënaqej kurrë.Vec shumës, që i linte kushërira, Titi thotë, se jepte para ekstra për Tiren, pasi kjo e fundit ankohej, se ishin pak.Një tjetër dëshmitare tregon, sesi trajtohej i ati në spitalin “Shqfqet Ndroqi”.Mbaresa Crroj nga Bulqiza punon infermiere në Itali, po kur iu shtrua i ati në spital la gjithcka e u vendos në një hotel pranë sanatoriumit. Mbaresa thotë, se i ka dhënë Tires 50 euro vetëm për t’i hequr mjekrën të atit. Por ky i fundit lihej i pangrënë e i pa pastruar.Mbaresa është e bindur, se i ati ndërroi jetë nga pakujdesia,pavarësisht, se ajo ka paguar më shumë se 4 mijë euro ryshfet.Ajo është gati, që versionin e saj ta dëshmojë para drejtësisë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]