Në mes të Tiranës afër zonës së Xhamllikut, prej më shumë se një viti, po ndërtohet një pallat i ri. Afërsia e kantierit me zonën e banuar është vetëm 3 metra. Në këtë mënyrë jeta e punëtorëve dhe qytetarëve është e rrezikuar. Para disa ditësh një objekt i rëndë, dërrasë me përmasa 1.5 me 1 m, është shkëputur nga katet lart të këtij objekti, duke përfunduar në ballkonin e dytë të pallatit përballë. Fatmirësisht nuk kishte lëvizje në rrugë, sepse cdo gjë mund të ndodhte, nëse ky objekt do kishte rënë mbi njerëzit.Rasti u denoncua në polici menjëherë, por punëtoret e kantierit me shpejtësi e hoqën objektin, provën e aksidentit.Komisariati nr.4, materialet për këtë incident, i ka referuar në prokurori.Në fakt në terren nuk ka asnjë tabelë që njofton punimet e po kështu nuk ka rrjeta mbrotjëse e masa sigurie për punëtorët.Gazetari i “Stop” u interesua edhe tek mbikqyresi i punimeve në kantier, i cili pranon incidentin, por ua hedh fajin punëtorëve, të cilët, sipas tij, edhe pinë ndonjë gotë.Nga ana tjetër, inxhinieri i kantierit është mjaftuar vetëm me rregullimin e antenës, por nuk ka marrë asnjë masë tjetër.
- +355 67 220 8888
- [email protected]