Deputeti i PD-së Dashnor Sula, në një intervistë për media, u shpreh se me Sali Berishën në krye të PD, kjo forcë politike është shkatërruar.
Deputeti tha se nëse Berisha do largohej nga politika pas 9shtatorit, dita kur u përjashtua nga grupi parlamntar PD do të shpëtonte.
“Pas 9 shtatorit kam thënë se i vetmi që e shpëton PD ose e shkatërron është Sali Berisha. Fatkeqësisht me keqardhje duhet ta pranojë, se PD nuk po them shkatërruar por e pabashkuar.”- u shpreh ai.
Sula tha se ai personalisht nuk ka qenë dakord që deputetët të përjashtohen nga PD.