Teksa mbahen diskutime për seancën plenare të ditës së sotme, deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka shfaqur probleme shëndetësore në sallën e Kuvendit.
Bëhet me dije se Gështenja nuk është ndier mirë për shkak se vuan nga hernia diskale.
Menjëherë në ambientet e Kuvendit ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar deputetin Gështenja për në Urgjencë.