Deputeti i PD: Si t’ia shpjegoj mamasë “logimin”, shqiptarët presin për të vënë tenxheren në zjarr

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i cili që në seancën e parë të parlamentit tërhoqi vëmendje me fjalimin e tij ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me ndërprerjen e mbledhjes te Komisioni i Ligjeve pasi maxhoranca kërkon seancë online ndërsa PD me prezencë fizike.

Korreshi shprehet se 97% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blejnë ushqimet për të mbajtur familjet dhe presin “logimin” për të vënë në zjarr tenxheren dhe jo të dëgjojnë përrallat.

“Si tja shpjegoj mamasë time fjalën LOGIM?! Sot në ditën e parë të mbledhjes të komisionit të ligjeve, paturpësisht, që në kostituimin e këtij komisioni edhe pse të gjithë anëtarët e opozitës ishin prezent, shoqja kryetare u mohoi fjalën.

Në kundërshtim të plotë me çdo normë. Preteksti ?? I thjeshtë fare. Që të merrje fjalën edhe pse prezent në sallën e mbledhjeve duhet të LOGOHESHIM. Po po kështu u shpreh kryetarja e Komisionit të Ligjeve. Kjo fjalë (Logim) i kishte bërë përshtypje mamasë time kur i thashë pse nuk na dhanë fjalën.

Tani si tja shpjegoj me fjalë të tjera të thjeshta, por jo vetëm mamasë por si mamaja ime është mbi 50 % e popullsisë së mbetur në Shqipëri.

Shoqa Kryetare 97% e Shqiptareve nuk kanë mundësi të blejnë ushqimet për të mbajtur familjen dhe fëmijët dhe presin “Logimin” tuaj për të vënë tenxheren në zjarr qoftë dhe me fasule e jo të dëgjojnë përrallat e tua. Ndaj vërini gishtin kokës se u bëtë gazi i botës”, shkruan Korreshi.

Të Fundit