Foto/ Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë me koronavirus.

Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë preket nga koronavirusi. Lajmi bëhet I ditur përmes një statusi nga vetë Adriatik Alimadhi I cili shfaqet në një foto I shtrirë në krevat.

STATUSI
“Me bene viziten, analizat, si dhe nje grafi per mushkrite.
Doktoresha me tha qe duhet te shkoni per vizite ne sanatorium dhe ashtu bera.

Me shoqeruan me ambulance. Po çfare ambulanca flisni ju more? Kur hipa ne te si ne frigorifer, me xhama te hapura qe nuk mbylleshin.

C’te them!
Nje mjet qe nuk i plotesonte kurre parametrat per te semure.
Dakord, shkova ne sanatorium, doktoret atje ishin shume korrekt dhe pasi me moren te gjitha analizat me thane ejani neser ne mengjes per te bere nje skaner. Ashtu bera, ata me bene edhe tamponin.

Shkova ne oren 8 te mengjezit bera skanerin, i cili me nxorri me problem ne mushkri.

Pasi e kishte pare doktoresha me thote se dyshojne per COVID 19. Gjithesesi, me tha ajo, kete do ta japim kur te marrim pergjigjen e analizave nga ISHP, pas ores 16, te dates 24 mars.

Ashtu bera, pas ora 18 po e asaj dite me merre ne telefon doktoresha dhe me thote pergjigja e ISHP eshte;
keni dale pozitiv.

Po ate dite njoftova kryetarin e Kuvendit me nje SMS mbi gjendjen time shendetsore. Per hire te se vertetes me mori menjehere ne telefon dhe me pyeti per gjendjen shendetedore.
I kerkova nderhyrjen e tij prane autoriteteve perkatese. Po ashtu ai me mori perseri sot ne telefon duke me pyetur perseri per gjendjen shendetesore, me pyeti ka pasur interesim apo jo? I thash jo dhe asgje deri tani.
Si ore jo tha…fare, fare? Po i tash asnje interesim. Mire me tha se po interesohem une dhe per kete e falenderoj.
Po mire z. Kryeminister, analizat kane dale qe ne daten 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mire kjo, njerezit e mi te dashur qe kam qene ne kontakt i bien 127 dhe interesohen per mua, pergjigja e tyre e dini cila eshte; keni temperature pini paracetomol etjera…
Po mire ata, po une qe kam dale pozitiv, ku eshte interesimi? Çfare duhet te beje une tani?
Kartela ime eshte ne urgjencen e spitalit sanatorium. Analizat i ka bere ISHP, ku çohen me pas? Sigurisht qe proçesin duhet ta ndjek une por kur bera analizat ata me kerkuan numrin e telefonit dhe do me njoftonin prej tij.
Pra qe ta kuptosh per mua nuk ka fare interesim dhe po te them mos beje prapagande; Do vine kaq ambulanca
; Do behen gati kaq shtreter dhe do behen spitale. Kur do behen? Kur te vdesin njerzit?! Shqiptaret?!Thuaj shyqyr Zotit qe shqiptaret po te rrine ne shtepi ashtu sic po veprohet dhe jane marre masa ne vendet e prekura para nesh.
Mirepo, leri pallavrat, gjithçka qe ju serviret shqiptareve nga ju eshte fallco.

Ata po lengojne ne shtepit”

Të Fundit