Një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike kanë nxjerrë jashtë Kuvendit karriget e tyre.
Kanë qenë deputetët Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti dhe Sorina Koti ata të cilët nxorrën në oborrin e Parlamentit karriget e tyre.
Ndërkohë, jashtë Kuvendit janë pjesa tjetër e deputetë të opozitës të cilët janë përjashtuar dhe nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancë plenare.
Kujtojmë se disa javë më parë, opozita dogji karriget e tyre jashtë Kuvendit, duke bërë që të dënoheshin në bllok 24 prej deputetëve. Sot mesa duket, opozita nuk i ka vënë zjarrin karrigeve, por i kanë kthyer përmbys në shenjë revolte.