Në 23 tetor 2023, më shumë se një vit më parë, transmetuam rastin e stomatologut David Todri, i cili i kishte vënë implante në gojë një shtetasi italian. Pasi italianit iu krijuan probleme, stomatologu Todri, jo vetëm që nuk ia zgjidhi, por e shau dhe ofendoi. Pas transmetimit tonë USSH, dega Fier mori masa, që t’i pezullonte licensën David Todrit për një vit.Por historia përsëritet me qytetaren nga Korca Valentina Alushi, e cila paguan për 6 implante, por dy prej tyre i bien brenda ditës. Dentisti Todri ia ve sërish njërin, por sërish nuk mbajti. Tani zonja ka paguar 1800 euro dhe ka vetëm 3 implante në gojë.
Më pas Todri i ve zonjës një si urë-protezë, që kushton 100 mijë lekë të vjetra, por ia shet 1 mijë e 200 euro. Por kjo protezë nuk mbahej në gojë, pasi Valentina, as hante, as pinte, madje dhe as nuk fliste qartë.Në total, ajo thotë, se ka paguar 3 mijë euro dhe nuk ka dhëmbë në gojë.