Një 20-vjeçar në Tiranë është kallëzuar në polici nga gazetarja e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan.
I riu me iniciale A.H., banues në Tiranë, u prezantohej qytetarëve si punonjës policie.
Lidhur me këtë rast, gazetarja e Stop bëri denoncoi ndaj 20-vjeçarit që pretendonte se ishte punonjës policie.
Pas marrjes së kallëzimit dhe pas verifikimeve të rastit, i riu u procedua penalisht në gjendje të lirë nga policia. Hetimet ndaj tij iu referuan Prokurorisë së Tiranës.
Njoftimi i policisë:
-U procedua në gjendje të lirë shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar një gazetare e emisionit investigativ “STOP”, se ky shtetas iu prezantohej qytetarëve, si punonjës policie.