Një ditë me parë transmetuam denoncimin e qytetarit Ilirjan Dojce, shitës ambulant dhe banues në Korcë. Ai tregoi, se kishte shkuar për të shitur speca në Pogradec me makinën e tij private. Rreth orës 23:00 Ilirjani me dy shokët e tij në makinë, u ndalua nga një patrullë me tre policë, të cilët fillimisht i kërkuan llogari për kalimin e orës policore.Në këtë moment Ilirjani tha, se u ka dhënë 20 mijë lekë të vjetra policëve dhe ata e kanë lënë të ikë. Pasi Ilirjani ka lënë dy shokët nëpër shtëpitë e veta, ka ndeshur sërish të njejtën patrullë dhe policët e kanë rrahur brutalisht, duke i thyer edhe dhëmbët. Një ditë pas transmetimit në emisionin “Stop” të këtij rasti, SHÇBA ka bërë një reagim.Në njoftimin zyrtar thuhet, se në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Komisariatin e Pogradecit, kanë nisur procedurat hetimore për këtë rast. Dy punonjësit e policisë janë shoqëruar, për të dhënë shpjegimet përkatëse.
- +355 67 220 8888
- [email protected]