Denoncimi i ”Stop”, i vodhi 72 milionë lekë qytetares, arrestohet noterja

Emision Stop në Tv Klan ka denoncuar me 26 JaNAR 2022 noteren Rezarta Koçi, e cila ka marrë paratë që ishin kaluar në llogari për shitjen e një shtëpie.

Denoncuejsa tregoi se në Shkurt 2021 ia shiti shtëpinë e saj në Yzberisht shtetasit Ervin Qiriaqi. Kontrata e shit-blerjes u bë tek noterja Rezarta Koçi. Shuma prej 72 milionë Lekësh që u shit shtëpia kaloi tek llogaria e noteres, sipas ligjit, dhe më pas paratë duhet të kalonin në llogarinë bankare të shitësi brenda 24 orësh.

Por kjo nuk ndodhi. Fillimisht noterja i tha, se nuk kishin kaluar paratë, por pas disa muajsh Drita informohet se blerësi i kishte derdhur paratë, por noterja nuk ia kishte kaluar.

TIRANË

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Noterja”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihet në pranga një 40-vjeçare me detyrë notere, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të një pune policore dhe procedurale të pandërprerë disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Noterja”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases:

– R. K., 40 vjeçe, me detyrë notere, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të Fundit