Emisioni “STOP” denoncoi prokurorin e Gjirokastrës Emëror Kasaj për fshehjen e borxhit prej 50 mijë eurosh.
Prokuroria e Tiranës ka vendosur të ndërmarrë një hetim ndaj prokurorit të Gjirokastrës Emëror Kasaj për shkak se ai nuk ka deklaruar një shumë parash pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
Mësohet se Kasaj ka marrë borxh shumën prej 50 mijë eurosh dhe më pas këtë vlerë monetare e ka dhënë hua tek një shtetas tjetër.
Rasti u bë publik pas denoncimit që vetë prokurori Kasaj bëri kundrejt shtetasit L.SH. me pretendimin se ky i fundit nuk i kishte kthyer shifrën prej 50 mijë eurosh, të cilën prokurori ia kishte huazuar. Pas hetimeve rezultoi se kjo shifër nuk ishte deklaruar pranë ILDKPKI-së.