Në 22 tetor Spak njoftoi arrestimin e avokatit Lavdosh Shehu, për një cështje korrupsioni, pasi ky i fundit kishte kërkuar 12 mijë euro nga një shtetase, për ta transferuar djalin e saj në burg në Itali, që ta bënte në Shqipëri pjesën e mbetur të dënimit.Në njoftimin e Spak thuhej, se aksioni u krye në bashkëpunim me emisionin “Stop”.Po cila është historia? Në redaksinë tonë u drejtua një nënë 70 vjecare nga qyteti i Tiranës, për një problem me djalin, i cili vuan dënimin për një vepër penale në shtetin Italian.Shqiponja Hyseni tregon, se prej 7 vitesh nuk e ka parë djalin e saj. Ajo gjeti një avokat,Lavdosh Shehu, i cili për procedurën i kërkoi 12 mijë euro. Zonja i ka dhënë vetëm 5 mijë euro.
Në një regjistrim avokati Lavdosh Shehu pranon, se ka marrë shumën 5000 euro për funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë.Kur avokati kërkonte me ngulm 12 mijë euro, që të kryente ekstradimin, “Stop” dorëzoi provat dhe materialet në Spak dhe në datën 22 tetor 2021, u bë i mundur arrestimi i avokatit Lavdosh Shehu me akuzën “ndikim i paligjshëm i funksionarëve publikëe”.