Dënohet me 4 vite burg ish-drejtori i Kadastrës në Gjirokastër

Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 4 vjet burgim ish-drejtorin e Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi si dhe ka dhënë vendimin dhe për dy bashkëpunëtorët e tij.

Prokuroria kërkoi 6 vjet burg për ish-drejtorin Taçi. Nisur nga kërkesa e të pandehurve për gjykim të shkurtuar gjykata e ka dënuar ish kreun e Kadastrës me 4 vjet burg për akuzat e falsifikimit, mashtrim dhe shpërdorim të detyrës në bashkëpunim.

Për dy bashkëpunëtorët e tij gjykata ka dhënë vendimet: Alban Memisha 2 vjet e 8 muaj burgim dhe Julian Nakuçi 8 muaj burgim.

Të Fundit