Temperaturat nën zero kanë shkaktuar dëme të mëdha për dhjetëra fermerë në zonën e Frakullës në Fier.
Sipërfaqe të tëra tokash bujqësore të mbjella kryesisht me luleshtrydhe, patate, kastravecë, speca e domate, kanë pësuar dëmtime, duke shkaktuar humbje të mëdha financiare për fermerët.
Fermerët thonë se deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse dhe se në terren nuk ka dalë asnjë grup pune për të verifikuar dëmet.
Shumë prej fermerëve të zonës nuk e prisnin një dëm të tillë nga moti pasi prej 10 vitesh nuk ishin përballur me temperatura ekstreme.




