Katër biznesmenë të ndërtimit janë arrestuar pasi zbulimit të një skeme mashtrimi me TVSH, ku mësohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 127 milionë lekë.
Prokuroria e Durrësit lëshoi urdhërarreste për 4 shtetasit që drejtojnë bizneset në Fushë Krujë, ndërsa kërkoi masat “arrest në shtëpi” e “detyrim paraqitje” për tre shtetas/se të tjerë.
1. Albana Paja, 36-vjeçe, banuese ne Kruje ndaj te ciles eshte vendosur masa e sigurise “Arrest ne shtepi”
2. Brikena Cela, 34-vjeçe, banuese ne Fushe Kruje dhe Aldo Ferit Myftari, i datëlindjes 09.05.1990 ndaj te cileve eshte vendosur masa e sigurise “Detyrim paraqitje” si persona te dyshuar per kryerjen e vepres penale “Moskallezim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal
3. Aldo Myftari, 34-vjeç, ndaj te cileve eshte vendosur masa e sigurise “Detyrim paraqitje”
4. Indrit Allamani, 48-vjeç ndaj te cilit eshte vendosur masa e sigurise “Arrest me burg”
Per shtetasit e meposhtem eshte vendosur masa e sigurise “Arrest me burg” si persona te dyshuar per kryerjen e vepres penale “Krijimi i skemave mashtruse lidhur me tatimin mbi vleren e shtuar, dhe jane shpallur ne kerkim
1. Indrit Visha, 35-vjeç, lindur ne Gjirokaster dhe banues ne Sherek, Nikel, Fushe Kruje