Del urdhri për zhvendosjen e dosjeve nga Kadastra e Vlorës drejt Tiranës

Në Kadastrën e Vlorës ka mbërritur një urdhër për mbledhjen sa më parë të dosjeve të pronave dhe përgatitjen e tyre drejt Tiranës. Sipas informacionit, disa prej dosjeve do të transferohen edhe pa procesverbal për shkak të nxitimit që kërkon institucioni.

Urdhri është dhënë nga drejtuesi i Kadastrës së Vlorës dhe u është referuar punonjësve për zbatim. Megjithatë, punonjësit nuk janë dakord me këtë vendim dhe po përgatisin një shkresë zyrtare, e cila do të firmoset për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj zhvendosjes.

Kjo situatë vjen në vazhdën e refuzimeve të mëparshme nga punonjësit e Kadastrës për zhvendosjen e zyrës së pronave nga Vlora, duke theksuar shqetësimet e tyre për mënyrën dhe kohën e realizimit të këtij procesi.

Të Fundit