Del jashtë kontrollit zjarri në Malin e Thatë, vështirësohet puna e zjarrfikësve

Tashmë sipërfaqja është zgjeruar në brendësi të parkut kombëtar të Prespës dhe ka kaluar në anën tjetër të Malit të Thatë mbi fshatin Peshkëpi të bashkisë Pogradec duke rrezikuar djegien e sipërfaqeve të mëdha me bimësi të ulët.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Ditën e sotme ka patur një angazhim të shtuar për izolimin e flakëve brenda parkut kombëtar por sipas shërbimit zjarrfikës e vetmja mënyrë për fikjen e zjarreve është ndërhyrja nga ajri, e cila ka munguar.

Burime jo zyrtare thanë se vetëm pas dy ditësh pritet ndërhyrja nga ajri nëpërmjet helikopterëve të shtetit rumun ndërkohë që kërkesë për ndihmë i është drejtuar vendit fqinj grek e atij bullgar.

Nga ana e Maqedonisë së Veriut zjarri është riaktivizuar por shërbimi zjarrfikes për shkak të situatave të rënduara në vendin e tyre e kanë të pamundur të vijnë në ndihmë për shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Prespës

Të Fundit