Në Qarkun Korçë gjate natës ka pasur reshje shiu por në disa zona edhe dëbore, kryesisht në ato që janë mbi 900 metra nga niveli i detit.
Ndërkohë mësohet se në aksin rrugor që lidh Korçën me zonën turistike të Dardhës në disa kilometra rresht ka pasur reshje dëbore, trashësia e së cilës ka shkuar nga 10 cm deri 25 centimetra.
Po ashtu dëbora ka mbuluar gjithashtu rrugët Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë, ku trashësia e dëborës shkon deri në 15 cm.
Autoritetet kanë bërë thirrje që në rrugën e Dardhës mjetet të jenë të pajisura me zinxhirë ose goma dimërore ne orët e paradites, nga kilometri 8 deri në kilometrin 13.
Mësohet se puna për pastrimin e rrugës vazhdon ku në veprim janë vënë 7 mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje.