Moti i ftohtë ka përfshirë zonën verilindore të vendit.
Termometri në Kukës ka zbritur në -3 gradë celsius. Për shkak të rënies së temperaturave ka prezencë akulli në të gjitha rrugët nacionale dhe rurale të qarkut Kukës.
Temperaturat e ulta janë shoqëruar me reshje bore dhe era të forta duke sjell shumë defekte në furnizimin me energji elektrike të popullatës.
Gjatë natës shtatë nga nëntë lagje të qytetit të Kukësit kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike nga moti i keq dhe mungesa e investimeve në rrjet.