Dasma kthehet në tragjedi/ Përfshihet nga flakët salla, vdesin mbi 100 persona, 150 të plagosur


Në Irak të paktën 100 njerëz vdiqën dhe 150 të tjerë u plagosën pas një zjarri që përfshiu sallën ku po mbahej një dasmë. Ngjarja ndodhi në një sallë komunale në Hamdaniyah, një qytet në provincën veriore të Nineveh. Numri dramatik i viktimave është ende i përkohshëm, pasi ka ende persona të zhdukur. Po ashtu raportohet se mes viktimave janë dhe çifti që kurorëzone dashurinë e tyre, por që fatkeqësisht humbën jetën.

Lajmi u konfirmua nga Ahmed Dubardanit, nënkryetar i drejtorisë së shëndetësisë në Nineveh. Duke folur me gazetarët më herët në një konferencë për shtyp, ai shtoi se të paktën pesëdhjetë njerëz ishin në gjendje kritike, ndërsa gjysma tjetër e të shpëtuarve kishte pësuar djegie.

“Shumica e të plagosurve ishin djegur plotësisht. Dhe disa të tjerëve u dogjën 50 deri në 60 për qind të trupave.”, tha ai. Ai shtoi se shumica e të lënduarve ishin të rinj.

Të Fundit