Dasma e Bezos pritet me protesta në Venecia: Nuk jemi fushë lojërash për të pasurit

Banorët e Venecia organizuan protesta për shkak të dasmës së miliarderit Jeff Bezos dhe gazetares Lauren Sanchez, e planifikuar për në fund të qershorit, sepse besojnë se ngjarja do ta shndërrojë qytetin në një “fushë lojërash për të pasurit”, raporton faqja e internetit G1 Globo.

Protestat filluan në mars, kur kryebashkiaku i Venecias, miliarderi Luigi Bruniaro, konfirmoi se qyteti do të organizonte dasmën. Pas kësaj, aktivistët nisën një fushatë nën sloganin “Asnjë hapësirë ​​për Bezosin” (No space for Bezos), që është njëkohësisht një lojë fjalësh për shkak të kuptimit të termit anglez “space”, që do të thotë hapësirë, pasi ai është themeluesi i Amazon dhe pronari i kompanisë turistike për udhëtime hapësinore Blue Origin.

Në prill, kompania organizoi fluturimin e parë hapësinor vetëm me femra, përfshirë të fejuarën e Bezos, Sanchez, këngëtaren Katy Perry dhe personazhe të tjerë të famshëm.

Ndërsa afrohet dasma e Bezos, lëvizja e protestave është intensifikuar, me protestues me pankarta në dorë që mblidhen në vende të famshme historike në qytet, siç është Ura e Rialtos.

Të Fundit