“Dashuria dhe pija na bashkonte!” Rrëfehet autori i vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec

Ilirjan Selmani, autori i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teco një ditë më parë në Pogradec është rrëfyer në polici për krimin. Ai thotë se e dashuronte 52-vjeçaren dhe nuk i bënte përshtypje diferenca në moshë, sepse i bashkonte dashuria. Por ai thotë se kohët e fundit viktima e rrihte dhe se ajo e përdorte, ndërsa mohon vrasjen

“Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës. Ajo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte, dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më. E dija që ishte më e madhe por unë e doja. Nuk më bënte përshtypje mosha. Ajo me përdorte, nuk më donte”, rrëfehet 31-vjeçari në Polici.

Ndërsa pritet vlerësimi psikologjik i tij, Selmani rrëfeu pse kishte hedhur në mbeturina peshqirët me gjak.

“Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë, sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë”.

Të Fundit