Damian Gjiknuri sekretari i ri i përgjithshëm i PS në vend të Taulant Ballës

Sot kryeministri Edi Rama prezantoi emrat e sekretaratit të ri të PS gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.

Damian Gjiknuri do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, duke zëvendësuar në këtë post Taulant Ballën, i cili tashmë do të mbajë vetëm pozicionin e kryetarit të grupit. Ndërkohë, Blendi Klosi do të mbajë postin e Sekretarit Organizativ në këtë parti.

Më herë gjatë fjalës së tij në asamble, kryeministri shprehu ambicien për një mandat të katërt. Sipas kreut të qeverisë, kundërshtari më i rrezikshëm i PS nuk është opozita, por vetë PS e cila sipas tij  do të nisë një rilindje të dytë për të fituar të ardhmen e saj.

 Sekretariati i ri i PS-së:

  • Sekretari i ri i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri
  • Sekretar Organizativ i PS, Blendi Klosi
  • Sekretar Digjital i PS, Etjen Xhafaj
  • Sekretar i Burimeve Njerëzore, Anila Denaj
  • Sekretare e Gruas në PS, Etilda Gjonaj.
  • Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë në PS, Romina Kuko
  • Sekretare e Rinisë, Bojkena Basha

 

Të Fundit