Sot kryeministri Edi Rama prezantoi emrat e sekretaratit të ri të PS gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.
Damian Gjiknuri do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, duke zëvendësuar në këtë post Taulant Ballën, i cili tashmë do të mbajë vetëm pozicionin e kryetarit të grupit. Ndërkohë, Blendi Klosi do të mbajë postin e Sekretarit Organizativ në këtë parti.
Më herë gjatë fjalës së tij në asamble, kryeministri shprehu ambicien për një mandat të katërt. Sipas kreut të qeverisë, kundërshtari më i rrezikshëm i PS nuk është opozita, por vetë PS e cila sipas tij do të nisë një rilindje të dytë për të fituar të ardhmen e saj.
Sekretariati i ri i PS-së:
- Sekretari i ri i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri
- Sekretar Organizativ i PS, Blendi Klosi
- Sekretar Digjital i PS, Etjen Xhafaj
- Sekretar i Burimeve Njerëzore, Anila Denaj
- Sekretare e Gruas në PS, Etilda Gjonaj.
- Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë në PS, Romina Kuko
- Sekretare e Rinisë, Bojkena Basha