Kryeministri, Edi Rama, këtë të prmte ka mbledhur në selinë rozë kryesinë e Partisë Socialiste. Në përfundim të mbledhjes Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka dhënë detaje për atë çka u diskutua.
Në një prononcim për mediat, Gjiknuri tha se për zgjedhjet e pjesshme vendore, në bashkitë që kanë mbetur pa kryetar PS është gati për zgjedhjet ndërsa pritet dekretimi nga presidenti Meta.
“Një fokus i përditshëm me strukturat re partisë. Një organizim siç e kërkon koha me aspektet digjitale për të pasur organizim më të mirë. Ne gati jemi për zgjedhje të pjesshme vendore në presidenti do i dekretojë ato. Gjykata Kushtetuese nuk ka pse ta vonojë më vendimin. Brenda 45 ditësh nga vendimi presidenti duhet të dekretojë zgjedhjet. PS ka qenë partia që fitoi zgjedhjet”, tha Gjiknuri.
Ndër të tjera Gjiknuri foli edhe për Komisionin për Reformën Zgjedhore. “Partia është fokusi kryesor dhe ajo që konkurron në zgjedhje. Komisioni i Reformës Zgjedhore është një komision që ka qenë bipartizan dhe besoj se shumë shpejt do vendoset ngritja e tij. Për çështje që ka traditë parlamentare PS dhe PD duhet të jenë pjesë në komision. Është shpejt për të folur për ndryshimet. Ne e bëmë me PD kur ata nuk ishin pjesë e parlamentit jo më tani që janë në parlament dhe procesi është normal”, tha ai ai.