Kategoritë inferiore në futbollin shqiptar prodhojnë shpesh episode të çuditshme.
Në mungesë të trajnerit, në stadiumin “Jovan Asko” të Maliqit ka rënë në sy se mjeku i ekipit po bën edhe trajnerin
Përveç hyrjes në fushë, kur duhet të japë ndihmë mjekësore, ai udhëzon edhe lojtarët e Delvinës në Kategorinë e Dytë
Kujtojmë se Markelian Alinani, dikur futbollist i skuadrës së Bistricës në Delvinë, është përmendur disa herë në kronikën policore.
Në vitin 2012, kur ai ishte rreth 35 vjeç, është arrestuar, si pjesë e një grupi që po trafikonte lëndë narkotike kanabis nga Lazarati, drejt Sarandës.
Në vitin 2021, Markelian Alinani u arrestua sërish me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, kësaj radhe nën dyshimet se ishte përfshirë në veprën penale të “paracaktimit të ndeshjeve sportive”. Emri i Alinanit u shfaq gjatë një hetimi të SPAK-ut për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa.
Tashmë, ai u ndalua sërish, nga një hetim i nisur fillimisht nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila më pas e kaloi rastin për ndjekje nga prokuroria e Gjirokastrës.