Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije hapjen e fushatës për regjistrimin e saktë të adresave të shtetasve shqiptarë.
Në një takim me kryebashkiakët e vendit, Çuçi tha se nëse qytetarët nuk angazhohen për të konfirmuar adresat e banimit do të ketë edhe kushtëzimi si mosmarrja e shërbimit në gjendje civile.
Ministri vlerësoi se ka ardhur koha e vendosjes së një marrëdhënie korrekte mes shtetit dhe qytetarëve.
Pjesë nga fjala e Çuçit:
Nuk do ta marrë më certifikatë nëse ai nuk konfirmon adresën sipas sistemit unik. Kështu do ta shtrimë edhe për shërbime të tjera këtë detyrim. Ky proces i rëndësishëm i marrëdhënies me qytetin dhe shtetin të përfundojë. Pasi të jenë saktësuar adresa do të lidhet me regjistrin kombëtar të gjendjes civile.
Siç jepen të gjitha të dhënat, te rubrika adresa do të përfshihet edhe adresa. Në certifikatë do të ketë adresën e saktë çdo shtetas shqiptar. Çdo shtetas shqiptare identifikohet sot lehtësisht me këtë adresë. Kështu që unë kërkoj në radhë të parë nga të gjithë ne, nga të gjithë ju që jeni këtu, nga kryetarët bashkive një angazhim maksimal që të mbyllim këtë proces të rëndësishëm.
Por edhe qytetarët ti kushtojnë vetëm dy minuta kohë për të vendosur një marrëdhënie korrekte, për të kryer një detyrim qytetar që të saktësojë adresën e tij atje ku banon.
Shumë shpejt do ta kushtëzojmë këtë proces me dhënien e shërbimeve.
Por nuk duam që të arrijmë në atë pikë sepse besojmë se shqiptarë e kanë atë koshiencë që ti kushtojnë dy minuta angazhimit të tyre për të vendosur një marrëdhënie sa më të saktë me shtetin e tyre.