Një super maskë që premton të bllokojë të gjithë viruset 100% duke përfshirë Covid-19 dhe variantin Omicron.
Shpikja e re u prezantua gjatë “CES 2022”, Consumer Electronics Show në Las Vegas, panairi më i rëndësishëm i elektronikës në botë që mbahet çdo vit në këtë periudhë në Shtetet e Bashkuara.
Prezantimi i maskës u bë nga kompania “Lyon Airxom”, që siguroi se çmimi nuk do të jetë shumë I lartë në krahasim me shërbimet që ofron paisja mbrojtëse.
Sipas shpikësve të super maskës, në fakt, pajisja mbrojtëse (e cila do të ripërdoret) është në gjendje të bllokojë jo vetëm koronavirusin aktual dhe variantet që janë shfaqur muajt e fundit, por të gjitha viruset dhe bakteret e ardhshme që mund të jenë problem ne vitet ne vazhdim..
Kompania franceze Airxom ka prodhuar një sistem mbrojtës të frymëmarrjes që mund të bllokojë të gjitha grimcat më të vogla, përfshirë ato të prodhuara nga ndotja.
Start-up-i nga Lyon parashikoi, gjatë panairit në Las Vegas, që super maska të tregtohet nga marsi dhe çmimi i saj do të jetë rreth 300 euro.
Vincent Gaston, CEO i Airxom, njoftoi “Rezultate spektakolare kundër Covid. Maska jonë e shkatërron atë me kontakt të thjeshtë”.
Për më tepër, kompania franceze deklaroi se edhe kompani të tjera po përgatisin prototipe të maskave të afta për të ndaluar Covid-in: “Nuk e di se sa kohë do të jemi në gjendje të ruajmë avantazhin tonë – shtoi Gaston – por për momentin jemi aktuale, maskat tona janë të vetmet që ofrojnë mbrojtje totale”.