Covid-19/ MSH konfirmon: 27 raste të reja , shkon në 304 numri i të prekurve.

Të prekurit nga koronavirusi në vendin tonë janë qindra njerëz tashmë, por si është situate sot. Në përditësimin e MSH-së, këtë mesditë u konfirmuan 27 raste të reja, në total numri i të prekurve në vend shkon në 304.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Të Fundit