Çmimi i energjisë, ministrja Balluku: Ka dy propozime

Zv. kryeministrja Belinda Balluku ka propozuar dy zgjidhje sa i takon vendosjes së fashës 800 kWh për familjet shqiptare.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës u shpreh se rritja e çmimit të energjisë në 1040 euro detyron marrjen e menjëhershme të masave për të mbrojtur qytetarët.

“Është bërë studimi se sa familje preken dhe sa do jetë ky çmim. Mbrëmë në orën 20:00 çmimi në bursën hungareze që i referohemi arriti në 1040 euro për MWh. Mund ta llogarisni vetë sesa është kilovati për orë dhe nëse do ti ekspozonim qytetarët tanë përballë këtyre çmimeve do të ishte e pamundur, megjithatë fasha 800 kWh ka disa propozime nga Operatori i Shpërndarjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilat do të diskutohen nga Këshilli i Ministrave për t’u zgjedhur ajo që do të jetë më e mirë edhe për të optimizuar financat e sektorit”, tha Balluku.

Të Fundit