Kishte shkuar në kazino për të fituar, por nuk shkoi siç duhet për një shqiptar. Ai është vënë në pranga për shkak të veprimeve të tij.
Punonjësit e kazinosë në Tuenno kërkuan ndërhyrjen e policisë për shkak të sjelljes së shqiptarit, fillimisht kur luante në makineri. 42-vjeçari urinoi në një prej tyre, ndërsa pasi u deh me birra nisi të bërtiste si i çmendur dhe të shkatërronte pajisjet dhe mobiljet.
Sipas mediave italiane, dëmi i shkaktuar nuk është i vogël, por rreth 50 mijë Euro. E duke parë situatën u desh ndërhyrja e autoriteteve, por kur shkuan shqiptari ishte larguar.
Falë veprimeve të shpejta mundej që ai të gjurmohej dhe u përpoqën ta ndalonin. Por edhe këtu, shqiptari rezistoi. Ai nisi të hidhte vazot me lule të vendosura rrugëve në mënyrë që policia të mos e ndiqte me makinë. Megjithatë u vu në pranga.
Më pas kur u dërgua në polici, 42-vjeçari sulmoi një prej agjentëve të policisë duke e goditur fort dhe duke e pështyrë në fytyrë.
Madje 42-vjeçari vazhdoi me kërcënimet edhe kur po i kryheshin procedurat mjekësore.
“Do t’ua tregoj unë, do t’ju vras. Sapo të dal nga këtu do të bëj të ma paguani duke ju vrarë”, u tha ai agjentëve të pranishëm aty.
Për shkak të ngjarjes, policia ka vijuar me procedurat për heqjen e lejes së tij të qëndrimit.