PISTOIA (ITALI)- Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Pistoia është arrestuar për keqtrajtim të partneres së tij, raporton noa.al duke cituar La Nazione.
Gjithçka nisi më 30 qershorin e kaluar, kur një grua 45-vjeçare nga Pistoia shkoi në urgjencën e spitalit San Jacopo në Pistoia për të marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Sipas mediave italiane, mjekët zbuluan se gruaja kishte dy brinjë të thyera dhe ënjtje të ndryshme.
Nga rikonstruksioni i ngjarjeve rezultoi se 38-vjeçari e kishte kërcënuar, ofenduar dhe rrahur partneren e tij.
Ai kishte shkuar në punën e saj për ta kontrolluar, i kishte parë telefonin, madje dhe i kishte kontrolluar pjesët intime për të mësuar nëse kishte pasur marrëdhënie me meshkuj të tjerë.
Ndaj edhe prokurori akuzoi 38-vjeçarin shqiptar për keqtrajtim në familje dhe dhunë. Akuzat pritet të vlerësohen në gjykatë.