Një çift nga Xhorxhia është arrestuar për neglizhencë pasi humbën fëmijët e tyre, përkatësisht 5 dhe 7 vjeç, teksa i zuri gjumi në një plazh në Florida. Situata u raportua nga një kalimtar i rastit, i cili telefonoi 911. Kur policia mbërriti atje, ata nuk mundën të zgjonin prindërit e dehur.
Sipas urdhrit të arrestit, të siguruar nga Fox News, prindërit janë Alyssia Langley dhe Timothy Stephens, të dy 27 vjeç. Dy fëmijët u gjetën duke notuar pa mbikëqyrje, por të sigurt në një pishinë hoteli aty pranë.
Prindërit akuzohen se kanë lënë pas dore një të mitur. Stephens gjithashtu po përballet me akuza për tentativë arratisjeje dhe konsumim të alkoolit në plazh.