Çifti vendos që unazat e martesës t’ua sjelli bufi, shpendi i merr dhe ikën

Një ngjarje e pazakontë ndodhi gjatë një ceremonie nartesore në West Yorkshire, Angli, kur një buf që ishte caktuar të transportonte unazat e çiftit, i mori ato dhe fluturoi larg. Çifti, i dëshpëruar dhe i shqetësuar, arriti t’i merrte serish unazat vetëm pas 7 orësh.

“Ta çojmë unazat e marteses me një buf.” Një ide që duket shumë e çuditshme dhe që u tregua e pasuksesshme për një çift të ri anglez. Gjatë ceremonisë, bufi nuk e ndoqi urdhrin e trajnuesit dhe fluturoi me dy unazat, duke lënë të gjithë të pranishmit të shokuar. Ky incident papritur prishi martesën, duke detyruar çiftin të presë disa orë për t’u rikthyer në posedim të unazave.

Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi më 20 korrik në West Yorkshire, afër Leeds, në ambientet e bukura të abacisë së Kirkstall. Ceremonia parashikonte që bufi të mbërrinte në fluturim në orën 13:00, por rapaci nuk arriti kurrë në altar. Në mes të kaosit dhe habisë së dhëndrit dhe të ftuarve, bufi u ndal në majë të strukturës, duke prishur ceremoninë. Trajnuesi përpiqej në çdo mënyrë për të tërhequr kafshën, duke përdorur copëza pule, por pa sukses. Kafsha fluturoi dhe ktheu “unazat” vetëm në orën 20:00, rreth 7 orë më vonë nga koha e parashikuar për dasmën.

Të Fundit